Nga Gazeta 'Si'- Kur një pingun është i dashuruar, rruga për në zemrën e të dashurit/ës është e thjeshtë: ...një guralec.
Këto lloj speciesh që nuk fluturojnë dot, i dhurojnë njëri-tjetrit guralecë që përdoren për të ndërtuar fole dhe ky është një sinjal që ata janë të interesuar për t’u bërë çift.
Por, çfarë lidhje ka e gjithë kjo me çiftet në jetën reale? Me sa duket, pinguinët e Antarktidës po sjellin një tendencë të njohur si “pebbling” dhe që po përhapet shumë te djemtë dhe vajzat që kanë ndjenja për njëri-tjetrin, por hezitojnë t’i shprehin.
Si funksionon kjo metodë?
Një nga partnerët, i “zhytur” në detin e emocioneve i dhuron atij/asaj një lloj dhurate që mund të jetë një filxhan kafeje, një varëse çelësash apo i nis një video virale për t’i zbukuruar ditën, por që njëherësh është edhe një sinjal që ai/ajo ka ndjenja për ju.
"Pebbling filloi me dërgimin e këtyre gjërave, apo qoftë edhe një foto apo video për të krijuar lidhje me njerëzit,” thotë Gigi Engle eksperte marrëdhëniesh.
"Unë mendoj se është gjëja më e lezetshme që mund të ndodh mes dy njerëzve, në dallim nga gjuhët e dashurisë që qarkullojnë nëpër pajisje elektronike."
@anastasia_the_fae Just call me happy feet at this point #pebbling #friends ♬ hello - EX7STENCE™
Mund të duket si diçka kalimtare, por akti i dërgimit të dikujt të diçkaje për të qeshur, që mund të jetë një foto apo video mund të forcojë një marrëdhënie sepse është e ngjashme me dërgimin e një mesazhi duke thënë: "E pashë këtë dhe mendova për ty!"
"Pebbling mund të jetë një mënyrë vërtet e mirë për të krijuar shaka dhe lidhje me një partner/e," shtoi ajo. Por nëse videot dhe postimet apo dhuratat simbolike papritmas pushojnë, kjo mund të sinjalizojë se interesi thjesht ka humbur.
“Kjo metodë ka potencialin për të vendosur pritshmëritë e komunikimit që do të keni gjatë gjithë marrëdhënies suaj, ndaj ky është një detaj që mbajtur parasysh,” thotë Engle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.