Shendet

Çfarë është hernia abdominale dhe si ta kuroni

Hernia e kërthizës (abdominale) është një problem që prek të rriturit dhe fëmijët e në të shumtën e rasteve shkaktohet nga sforcimet fizike në bark, obeziteti apo shtatzënia dhe mund të shkaktojë dhimbje dhe shqetësime psikologjike.
Hernia kërthizës konsiderohet nga mjekët si një çrregullim shumë i zakonshëm tek foshnjat, por ndikon edhe të rriturit. Karakterizohet nga një gungë e lokalizuar rreth kërthizës. Zakonisht është pa dhimbje tek fëmijët, ndërsa tek të rriturit mund të shkaktojë dhimbje të forta gjatë ushtrimeve fizike, kollitjes ose teshtitjes. Shkaqet e kësaj lloje hernie mund të jenë të ndryshme. Zakonisht shfaqet pas sforcimeve fizike, pas aktivitetit të tepërt fizik në zonën e barkut dhe gjithashtu pas operacionit. Mund të jetë gjithashtu kongjenitale, e lidhur me llojin e indit të barkut dhe kolagjenit.

Si të njohim një hernie të kërthizës?
Është e vështirë të diagnostikosh këtë problem abdominal. Tek fëmijët ka një ënjtje në zonën e kërthizës e cila është pa dhimbje. Tek të rriturit, simptomat e zakonshme janë zakonisht estetike dhe funksionale. Para së gjithash, ne shohim shfaqjen e asaj që populli e quan “dhjamthi” dhe duket më shumë kur barku është i përkulur. Kjo “gungë” lidhet me dobësinë në muskujt e barkut sa herë që muskujt përkulen. Shumë shpesh, ënjtja përkeqësohet menjëherë pas ngrënies.
Ky çrregullim mund të shoqërohet edhe me dhimbje shpine, dhimbje të mesit , mos mbajtjeje dhe dhimbje të legenit. Rreziku më i madh është që të mbyteni, kjo gjendje e fundit është aq e rrezikshme sa që, kur ndodh, duhet zgjedhur një ndërhyrje urgjente. Në raste të rënda, hernia e kërthizës shkakton pengimin aktual të një pjese të zorrëve që rrezikon të mbërthehet jashtë barkut. Kur kjo ndodh, ju ndjeni të përziera, të vjella, dhimbje të forta dhe të vazhdueshme. Shtrëngimi i barkut gjithashtu, ndërpret rrjedhjen e gjakut në pjesën e zorrëve.

Si të trajtoni hernien e kërthizës?
Nuk mund të bëhet shumë për të parandaluar herniet e kërthizës në lindje. Tek të rriturit, kur shfaqet, para së gjithash duhet të shmangni përpjekjet fizike që çojnë në përkeqësimin e kësaj gjendjeje, pasi ënjtja mund të rritet dhe të mos reagojë. Për fat të mirë, tek të sapolindurit ky problem zgjidhet vetë me kalimin e moshës: në fakt, kërthiza ka tendencë të kthehet me kalimin e kohës. Është e vështirë dhe vetëm në prani të komplikimeve të drejtohet në një ndërhyrje kirurgjikale, e cila duhet të jetë jo-invazive. Në shumicën e rasteve, ekspertët rekomandojnë që të prisni derisa fëmija juaj të jetë katër deri në pesë vjeç.
Tek të rriturit hernia e kërthizës nuk ka një zgjidhje të tillë. Në rastet e rënda, menjëherë përdoret kirurgjia. Mjekët përpiqen të mbyllim murin e barkut menjëherë pas ripozicionimit të indit të dalë. Ky lloj operacioni abdominal synon të korrigjojë këtë ënjtje, shpesh duke përdorur një protezë.
Aktualisht, me praninë e një proteze, faza pas operacionit është shumë më e thjeshtë dhe më pak problematike se sa ishte në të kaluarën. Pacienti rifillon jetën si zakonisht në një kohë të shkurtër, natyrisht duke u kujdesur që të mos bëjë sforcime në pjesën e barkut në ditët pas operacionit.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë