Teknologji dhe Inovacion

Çfarë duhet të aktivizoni tek ‘settings’ në Iphone që të mbroni paratë dhe fotot

Nga Gazeta ‘Si’- Si do t'i mbroni kursimet tuaja të jetës dhe fotot e shumë viteve? Nga ‘rrokullisja’ e një çelësi të ri në menunë e cilësimeve(settings) të iPhone-it tuaj.

Të hënën(22 janar), si pjesë e përditësimit tashmë të disponueshëm iOS 17.3, u lëshua Mbrojtja e një pajisjeje të vjedhur(Stolen Device Protection). Cilësimi shton një shtresë sigurie që mund të pengojë një hacker(hajdut) që ka vjedhur iPhone dhe kodin që përdorni për ta zhbllokuar.

Publikimi pason hetimin njëvjeçar të The Wall Street Journal mbi vjedhjet e iPhone që po ndodhin në të gjithë vendin. Hacker-at pasi futen në telefonin tuaj largohen nga llogaria aktuale e Apple duke ndryëshuar fjalëkalimin dhe cilësimet e tjera.

Më pas ata shkojnë drejt parave tuaja, duke hyrë në llogaritë tuaja bankare, duke hapur karta krediti etj.

Një hajdut, i cili është tani në burg në Minesota, na tregoi se si vodhi qindra iPhone dhe qindra mijëra dollarë duke përfituar nga kjo dobësi. Mbrojtja e pajisjes së vjedhur e bën shumë më të vështirë për një kriminel - nëse e aktivizoni.

Si funksionon? A ka ndonjë anë negative? A ka mangësi që mund të shfrytëzojnë kriminelët?

Çfarë mund të bëjë një hacker saktësisht pasi gjen kodin?

Kodi juaj i hapjes së telefonit—zakonisht një varg i shkurtër numrash që i jep akses një iPhone—është i fuqishëm. Kur Face ID ose Touch ID dështon, kodkalimi shërben si rezervë. Me këtë kod hajdutët mund të:

• Ndryshojnë fjalëkalimin në Apple ID tuaj në mënyrë që të mos e merrni dot më

• Çaktivizojnë “Find My iPhone”

• Hyjnë në fjalëkalimet e ruajtura në iCloud Keychain të Apple, duke përfshirë ato të bankës

• Aktivizojnë një çelës rikuperimi, një cilësim sigurie të Apple që mund t'ju bllokojë nga ajo llogari - ndoshta përgjithmonë

• Fshijnë gjithçka në pajisje për ta shitur atë

Çfarë bën ky cilësim i ri?

Nëse aktivizoni mbrojtjen e pajisjes së vjedhur, iPhone juaj do të kufizojë fuqinë e kodit të kalimit kur ju jeni larg një vendndodhjeje të njohur për iPhone, si p.sh. shtëpia juaj ose puna.

Kur jeni larg një vendndodhjeje të njohur, disa veprime do të kërkojnë një Face ID ose Touch ID. Nëse nuk hapen do të keni mundësi që pas një ore të bëni një tjetër skanim të fytyrës ose gjurmëve të gishtave pas pritjes.

Pra, e zëmë se jeni në një bar dhe një hajdut vjedh telefonin dhe kodin tënd. Hajdutit tani do i nevojitet më shumë se vetëm ai kodkalim për të ndryshuar cilësimet dhe për të hyrë në informacione të sigurta.

Në varësi të veprimit, ekzistojnë dy nivele të mbrojtjes:

• Niveli i parë: Biometria. Për të hyrë në fjalëkalimet e ruajtura ose mënyrat e ruajtura të pagesës në Safari, iPhone do të kërkonte biometrikën tuaj - Face ID ose Touch ID. Kodkalimi nuk do të jetë më i disponueshëm si alternativë.

• Niveli i dytë: Biometria dhe një vonesë. Për të modifikuar cilësime më të ndjeshme, si p.sh. ndryshimi i një fjalëkalimi Apple ID, duke aktivizuar çelësin e rikuperimit ose duke çaktivizuar Find My Iphone, dy hapa shtesë do të kërkohen.

iPhone do të kërkonte Face ID ose Touch ID, më pas do fillonte një numërim mbrapsht prej një ore.

Pas vonesës, do të kërkonte një tjetër skanim të Face ID ose Touch ID. Hajduti do të duhet të kalojë nëpër këto hapa për të çaktivizuar gjithashtu mbrojtjen e pajisjes së vjedhur.

Si i njeh vendndodhjet të frekuentuara?

Në një vend të njohur, si shtëpia juaj, mund të përdorni kodkalimin nëse skanoni fytyrën ose gjurmët e gishtërinjtë. Për të mësuar telefonin se cilat vendndodhje janë të njohura, duhet të aktivizoni një cilësim të quajtur Significant Locations (Vendndodhje të rëndësishme).

Te Settings, shkoni te Privatësia dhe Siguria, më pas tek Shërbimet e vendndodhjes. Lëvizni poshtë te Shërbimet e Sistemit dhe në fund tek Vendndodhjet e rëndësishme.

Ju nuk mund t'i tregoni iPhone-it tuaj drejtpërdrejt se cilat vende i konsideroni të njohura dhe iPhone nuk ofron një listë të atyre që ai njeh si vendndodhjet tuaja më të frekuentuara. Nuk është ideale - por kjo do të thotë që një hajdut nuk do të jetë në gjendje të kalojë nga adresa juaj për të përdorur kodin tuaj të kalimit.

Në testimin tonë, pjesa më frustruese ishte që iPhone të mësonte se ku e kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Dhe më pas, pas dy javësh larg zyrës, nuk e konsideronte më si të njohur atë ndërtese.

Ju mund të provoni se çfarë iPhone juaj e konsideron një vendndodhje të njohur. Në momentin që Mbrojtja e një pajisjeje të vjedhur( Once Stolen Device Protection) është aktivizuar, përpiquni të çaktivizoni cilësimin. Nëse mund të përdorni Face ID ose Touch ID pa vonesë kohore, atëherë jeni në një vendndodhje të njohur.

A duhet ta aktivizoj vërtet këtë?

Po! Kemi dëgjuar nga qindra viktima të këtyre krimeve. Në shumicën e rasteve, mijëra dollarë u grabitën nga iPhone-ët e tyre. Ata humbën aksesin e fotografive të familjes, videove, shënimeve dhe të tjera skedarë të çmuar. Në gjendjen e tij të paracaktuar, iOS i Apple u jep ‘viktimave’ disa mënyra për të parandaluar dëmtimin nëse kodet e tyre të kalimit bie në duar të gabuara.

OK, si ta aktivizoj?

Shkoni te Cilësimet( Settings) Face ID & Passcode dhe shkruani kodkalimin tuaj. Më pas lëvizni poshtë te "Pajisja e Vjedhur"( Stolen Device Protection) dhe aktivizojeni. Apple thotë se do t'i nxisë përdoruesit ta aktivizojnë këtë cilësim në një përditësim të ardhshëm të IOS.

Çfarë nuk mbrohet?

Nëse një hajdut ka kodin tuaj të kalimit, Mbrojtja e pajisjes së vjedhur nuk do t'i ndalojë ata të kenë akses në email dhe aplikacione të tjera të pambrojtura. Llogaritë e palëve të treta mund të rivendosen me tekst ose email. Apple Pay ende funksionon vetëm me një kod kalimi.

Kjo është arsyeja pse duhet të merrni parasysh këto masa shtesë sigurie:

Krijoni një kod kalimi që vështirë të merret me mend. Sigurohuni që të jetë i gjatë dhe kompleks - të paktën gjashtë ose më shumë shifra. Një varg shkronjash dhe numrash është më i vështirë për t'u zbuluar. Shkoni te Settings > Face ID & Passcode > Ndrysho kodkalimin > Opsionet e kodkalimit >

Shtoni kodet PIN në aplikacionet e ndjeshme. Mbroni aplikacionet e financave, si Venmo dhe Cash App,duke mundësuar një PIN shtesë. Nëse përdorni një aplikacion siç është Google Authenticator ose Authy, mund të aktivizoni mbrojtjen Face ID ose Touch ID. Ju gjithashtu mund të konfiguroni një kod kalimi të veçantë për Coinbase dhe Robinhood në cilësimet e sigurisë.

Nëse pajisja juaj është vjedhur, veproni shpejt. Mësoni përmendësh këtë adresë të thjeshtë në internet: icloud.com/find. Mund ta përdorni në çdo pajisje. Plus, nuk do t'ju duhet një kod me dy faktorë nga telefoni juaj të gjeni pajisjen dhe fshini nga distanca të dhënat e saj.

Burimi: Wall Street Journal/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë