Mjedis

Çfarë do të thotë rritja e temperaturave fatale

Kur një valë vdekjeprurëse të prekë Indinë veriore, rreth 20 mln njerëz do të vdesin nga temperaturat e vazhdueshme të "termometrave të lagura”(wet bulb*), prej 35 gradësh. Ky është skenari i “Ministrisë së të Ardhmes”, pjesë e novelës së Kim Stanley Robinson rreth ndryshimeve klimatike.

Skenari është trillim, por nuk është shumë larg nga situata me temperaturat që janë regjistruar momentalisht në botën reale. Dhe me ngrohjen globale, ato do të bëhen të zakonshme.

Temperatura "wet-bulb" është ajo e regjistruar kur një termometër rrethohet nga një peshqir i lagësht. Uji që avullon përreth saj ka një efekt freskues. Sa më i lagësht ajri rrotull, aq më pak avullime ndodhin dhe wet-bulb do të shkojë më poshtë. Do të jetë gjithmonë më poshtë se temperatura aktuale, deri sa të ketë avulluar çdo lagështi në ajër.

Kafshëve gjakngrohta u duhet ta mbajnë temperaturën e trupit konstante. Nëse është shumë vapë, ato “avullojnë” si termometra të gjallë.

Qentë gulçojnë, derrat zhyten në baltë dhe njerëzit djersiten. Lagështia e ambientit ndryshon varësisht sa efikase janë këto procese. Kjo është arsyeja pse Singapori i lagësht do të ishte shumë më i nxehtë se Sidneji i thatë në të njëjtën temperaturë ambienti.

Temperatura prej 35 gradësh në wet-bulb, është cilësuar si limiti që mund të durojë një njeri. Do të ishte 45 gradë nëse lagështira do të ishte 50% dhe 39 gradë nëse lagështira do të ishte 75%.

Përtej kësaj pike, bëhet e pamundur që djersa të ftohë trupin, duke bërë që njerëzit të mbinxehen dhe në fakt të "piqen". Qelizat fryhen, proteinat deformohen dhe sistemet e organeve dështojnë së funksionuari, duke sjellë vdekjen. Në temperaturat e llambave të lagura mbi 35°C, mendohet se edhe të rinjtë e shëndetshëm që veshin rroba të lehta, pavarësisht nëse janë të vendosur para ventilatorit, në hije apo kanë ujë të pakufizuar për të pirë, do të vdisnin për rreth gjashtë orë.

Temperatura kaq ekstreme nuk janë shumë të zakonshme. Por sipas një kërkimi në 2020-n, ka disa vende në Azinë Jugore, Gjirin Persik dhe Bregun Jugperëndimor të SHBA-së që kanë arritur temperaturën e 35 gradëve, sipas wet-bulb, nga 1979 në 2017, për vetëm pak orë. Studimi sugjeroi se këto temperatura arrihen më shpesh, por nuk regjistrohen.

Edhe temperaturat më të ulëta se ato të llambave të lagura, mund të jenë të rrezikshme. Një temperaturë 32 gradë në wet-bulb është e rrezikshme për trupin e njeriut. Ky nivel u arrit në Indi më 1 maj.

Shërbimi Meteorologjik në SHBA tha se 31 gradë në wet-bulb konsiderohet rrezik ekstrem. Për të moshuarit apo personat me probleme shëndetësore kufiri dysheme është më i ulët. Dy valë të nxehti në Indi dhe Pakistan, verën e 2015-s, me temperaturë “të lagur” prej 30°C vranë 4.000 njerëz. Në SHBA, vitin e shkuar vdiqën 200 vetë nga 25°C.

Momentalisht, temperaturat në botë janë 1.1 deri në 1.3 gradë më të larta se në nivelet paraindustriale. I njëjti ekip zbuloi se dhe nivelet e lagështisë në ajër janë sa dyfishi i 50 viteve më parë.

Edhe nëse vendet u qëndrojnë premtimeve të tyre për të frenuar emetimet dhe për të pastruar karbonin nga atmosfera, bota është në rrugën e duhur që temperaturat të rriten përsëri me të njëjtën sasi deri në fund të shekullit.

Aftësia e njerëzve për të rregulluar temperaturën e tyre, përmes djersitjes, veshjeve, strehimit dhe më shumë, i ka lejuar ata të jetojnë dhe të lulëzojnë, pothuajse në çdo mjedis në Tokë, nga tundrat në shkretëtirë. Në kohët moderne teknologjia, si ajri i kondicionuar, bën atë që trupi nuk mundet. Ai do të vazhdojë ta kryejë atë rol. Por megjithatë pjesë të botës do të bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u përballuar./The Economist

*Wet-bulb është një nga dy termometrat e një psikometri, llamba e të cilit është e mbështjellë në material të lagur në mënyrë që uji të avullojë vazhdimisht dhe të ftohet llamba.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë