Shendet

Ç’dimë e si mbërriti në Europë varianti ‘Omicron’. Frikë në Holandë për dy avionë nga Afrika e Jugut

Varianti i ri B.1.1.529 i virusit SarS-CoV2 i zbuluar në Afrikën e Jugut, i cili me 32 mutacionet e tij i kalon ato të “Delta”-s, ka futur botën në ankth.

OBSH e ka quajtur “Omicron” (germat e alfabetit grek me të cilat ka ‘pagëzuar’ variantet e Covid), duke e klasifikuar si "shqetësuese". Mundësia që ajo të jetë shumë më ngjitëse se të tjerat dhe se do të jetë në gjendje të neutralizojë efektivitetin e vaksinave, po ngjall frikë të fortë.

Varianti tashmë ndodhet në Evropë. Të paktën një rast, i identifikuar në Belgjikë: një grua e re, e pa vaksinuar, e ardhur nga Egjipti nëpërmjet Turqisë.

Europa, mes të cilave Italia, Britani, Gjermania, por edhe Izraeli, kanë mbyllur kufijtë me disa vende nga Afrika Perëndimore.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për një përditësim të vaksinave "sipas kontratave me furnitorët". Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në “gadishmëri maksimale”.

Variant më ngjitës

Ky është varianti B.1.1.529, i riemërtuar nga OBSH si "Omicron", i cili ka një numër shumë të lartë mutacionesh në proteinën e ashtuquajtur “Spike”. Është më ngjitëse, me rrezik më të madh riinfeksioni dhe, druhet të jetë rezistente ndaj vaksinave (për momentin, kjo e fundit është vetëm një hipotezë),  karakteristika që shkaktojnë alarm.

Çfarë ndikimi ka tek vaksinat?

I dërguari special i OBSH-së për Covid-19, David Nabarroanto, flet për "aftësi më të madhe" për t'iu shmangur vaksinave. Maria Van Kerkhove, e cila drejton zonën e OBSH-së kushtuar koronavirusit, saktëson se "do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e këtij varianti tek vaksinat". EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) mbron: "Është e parakohshme të parashikohet në këtë moment nëse një përshtatje e vaksinave është e nevojshme për variantin e ri të Afrikës së Jugut të Covid".

Vendet e “ndaluara”.

Prandaj, Italia ka ndaluar hyrjen në deri më 15 dhjetor për ata që kanë qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Malavi, Mozambik, Eswatini dhe Namibi në 14 ditët e fundit, dhe trafiku ajror është pezulluar.

Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, India, Izraeli, Japonia, Spanja, Gjermania dhe Republika Çeke, dhe në përputhje me kërkesën e von der Leyen: “Lajmet për variantin e ri janë shumë shqetësuese. Shtetet anëtare veprojnë së bashku për të kufizuar përhapjen e tyre. Ne aktivizojmë frenimin e emergjencës duke pezulluar të gjitha fluturimet”.

Rastet e para në Evropë

“Omicron” u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor. Ai qarkulloi ditët e mëparshme edhe në Botsvana dhe Hong Kong. I sjellë në vendin aziatik nga një udhëtar nga Afrika e Jugut, midis 12 dhe 20 nëntorit, një grup studiuesish analizuan 77 mostra nga njerëz që rezultuan pozitivë në provincën e Afrikës së Jugut të Gauteng, e cila përfshin Johanesburgun dhe Pretorian. Të gjithë kishin variantin B.1.1.529.

Në ditët në vijim, një rast u raportua në Izrael (dhe dy të dyshuar të tjerë) dhe një në Belgjikë, një grua që shfaqi simptoma 11 ditë pasi kishte udhëtuar në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Holandë, vatër në dy avionë nga Afrika e Jugut

Gjashtëdhjetë e një persona që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë për Covid. Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet holandeze. Këta janë pasagjerët e dy fluturimeve të ‘KLM’, në bordin e të cilaëe ndodheshin gjithsej 600 persona. Sipas raportimeve të mediave, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një variant “Omicron”.

Studimet

Në revistën shkencore “Nature”, virologia Penny Moore, e Universitetit të Witwatersrand në Johannesburg, sqaroi se duhen rreth dy javë për të kuptuar nëse dhe në çfarë mase varianti i ri është në gjendje t'u shpëtojë antitrupave të krijuara nga vaksinat kundër Covid. si dhe mbrojtjet për shkak të aktivizimit të qelizave T të sistemit imunitar.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë