Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë në familje.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. K., banues në fshatin Shkozë pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta nipin e tij M. K., 34 vjeç.
Arrestimi i tij është bërë në Cërrik, ndërkohë që mësohet se 34-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Autori u shoqërua në komisariatin e Cërrikut për veprën penale “dhunë në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




