Media Galeri

Këlliçi larg ish-kryetarit Lulzim Basha, Yuri Kim pranë krerëve të drejtësisë

Gazeta Si – Në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës, u mbaj këtë të diel ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Ajo që ra në sy ishte prania e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës.

Marrëdhëniet e ish-kryedemokratit me Belind Këlliçin, deputeti i cili është reshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u dukën të ftohta. Ata të dy ishin në një distancë nga njëri-tjetri dhe jo krah më krah.

Ndërkohë Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, shtrëngoi dorën me deputetin socialist Pandeli Majko.

Ndërkaq, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është parë me krerët e drejtësisë së re, drejtuesin e SPAK Arben Kraja dhe dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë