Media Galeri

Ceremonia e hapjes së Europianit, çfarë spektakli në Romë!

Një ceremoni e shkurtër, por spektakolare i ka paraprirë hapjes së Europianit të futbollit. Stadiumi “Olimpico” i Romës ka rikthyer emocionet e munguara të futbollit që prej nisjes së pandemisë, pasi në shkallët e tij ishin mbi 15 mijë tifozë, duke krijuar një atmosferë mjaft të bukur.

Koreografia e ceremonisë së hapjes nga italianët ishte po ashtu mjaft interesante. Fishekzjarre, 24 topa gjigantë me ngjyrat e flamujve të 24 kombëtareve pjesëmarrëse, një balerinë që “fluturonte”, Andera Boçeli këndoi “Nessun dorma”, ndërsa virtualisht erdhën emocionet e himnit “We are the people” nga Bono Voks dhe dj Garrriks.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë