Menaxhim

Censi i Bujqësisë, pas majit, INSTAT: S’punojmë dot për zgjedhje! Po kërkojmë fonde

Nga Gazeta ‘SI’ – INSTAT ka treguar se Censi i bujqësisë do të shtyhet për pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në raportin dërguar Kuvendit, INSTAT thekson se për Censin e bujqësisë i duhen fonde dhe ekspertiza, si edhe akses në statistikat e institucioneve të tjera të lidhura me bujqësinë.

“Nga situata e faktorëve të jashtëm, ky cens përkon edhe me zgjedhjet elektorale kombëtare, të cilat këtë vit kanë filluar përgatitjet më shpejt, për shkak të planifikimit. Me nisjen e një aktiviteti të tillë, nuk rekomandohet dhe lejohet organizimi i një censi, i cili kërkon përfshirjen edhe të aktorëve të tjerë për mbështetje administrative dhe logjistike. Në këto kushte, INSTAT vazhdon përgatitjet, ndërkohë që grumbullimi do të kryhet në një moment të përshtatshëm, mbi një bazë cilësore statistikore dhe teknologjike dhe situatë kombëtare”, i përgjigjet INSTAT-Kuvendit.

Instituti thotë se pyetësori është përfunduar dhe po konsultohet me asistencën teknike, ndërsa po kryehn takime me donatorë të huaj, për të siguruar fonde.

Censi i Bujqësisë, është një ndër kërkesat e Kuvendit për INSTAT, në përputhje me standardet europiane. I caktuar fillimit në 2022-shin, ky Cens u shty për në 2024-n pasi duhet të paraprihej nga Censi i Popullsisë që u publikua në 2023-shin.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë