Njerez

Censi/ 364 persona që jetojnë shekullin e dytë në Shqipëri, 301 prej tyre janë gra

Nga Gazeta 'SI' - Censi i vitit 2023, raporton se në Shqipëri jetojnë 364 persona që kanë kaluar moshën 100-vjeçare.

Ndonëse nuk specifikohen vitet e sakta, Censi thotë se 301 prej tyre janë gra dhe 63 janë burra. Një tjetër shifër e Censit mbështet teorinë se gratë jetojnë më gjatë. Numërohen mbi 54 mijë gra të moshës +80-vjeç dhe vetëm 43 mijë burra. 40 mijë nga këto gra janë të veja.

Në 2011-n, numri i personave shekullorë ishte 402.

Tane Koleci ka qenë gruaja jetëgjatë në Shqipëri e cila u fut dhe në librin Guiness. Tane kishte lindur në 1896, ka jetuar në 1900-n dhe vdiq në 2010-n, më moshën 116-vjeçare. Gruaja më jetë gjatë raportohet të ketë qenë Hava Ruda, e cila jetoi deri në moshën 123-vjeçare, në fillim të viteve 2000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë