Nga Gazeta Si - Në Shqipëri janë 2 402 113 banorë! Të dhënat janë publikuar zyrtarisht nga drejtoresha e INSTA, Elsa Dhuli. Në një dalje për mediat, ajo bëri me dije se nga këto 2 402 113 banorë, janë 755 950 familje me madhësi mesatare, me 3.2 anëtarë për familje të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.
30% e popullsisë totale të numëruar banon në Tiranë thotë INSTAT, përkthyer në 760 mijë banorë. Gjinia femërore dominonin popullsinë e Shqipërisë në 50.4%.
Në fjalën e saj, Dhuli prezantoi sfidat, teksa shtoi se kryerja e këtij Censi, ka plotësuar një nga kushtet e BE.
“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara”, tha ajo.
Ishte parashikuar që Censi i Popullsisë dhe Banesave që u zhvillua vjet, të publikohej në 19 qershor, por më pas u shty pa dhënë një motiv. Mirëpo, kjo vonesë për opozitën ka qëllime të fshehura. Sipas tyre, e gjitha bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk munguan as akuzat për falsifikim të të dhënave.
Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë në 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra përgjatë këtyre viteve ka pasur një tkurrje, me të paktën 400 mijë persona. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.
Censi i popullsisë: 23 mijë e 485 persona u deklaruan grekë, 1.1 milionë myslimanë
Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptian 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë arumunë 2.5 mijë.
Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë.
Ishte parashikuar që Censi i Popullsisë dhe Banesave që u zhvillua vjet, të publikohej në 19 qershor, por më pas u shty pa dhënë një motiv. Mirëpo, kjo vonesë për opozitën ka qëllime të fshehura. Sipas tyre, e gjitha bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk munguan as akuzat për falsifikim të të dhënave.
Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë në 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra përgjatë këtyre viteve ka pasur një tkurrje, me të paktën 400 mijë persona. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.
Censi - kush janë qarqet me më shumë dhe më pak banorë?
Mes të dhënave të shfaqur pas publikimit të rezultateve, është edhe ai i shpërndarjes së banorëve sipas qarqeve.
Tirana mbetet qarku me më shumë banorë me 758 513, Fieri vjen i dyti me 240 377 banorë, më pas vjen Elbasani me 232 580, teksa Durrësi është vetëm i katërti.
Sipas rezultateve të mbledhura, qarku me numrin më të vogël të banorëve mbetet ai i Kukësit me 61 998.
Popullsia sipas qarqeve
Berat 140 956
Dibër 107 178
Durrës 226 863
Elbasan 232 580
Fier 240 377
Gjirokastër 60 013
Korçë 173 091
Kukës 61 998
Lezhë 99 384
Shkodër 154 479
Tiranë 758 513
Vlorë 146 681
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.