Lajme

Celularë dhe euro kontrabandë, bllokohen nga dogana e Durrësit

Dogana e Durrësit ka bllokuar një sasi të madhe telefonash dhe një shumë prej 110 mijë eurosh para të thata.

Telefonat dhe paratë ishin në një autobus transporti udhëtarësh dhe vinin në Shqipëri nga Italia.

As celularët dhe as shuma e parave nuk ishin deklaruar.

Autoritetet doganore bënë sekuestrimin e tyre ndërkohë që njoftohet se vazhdojnë procedurat hetimore, pa dhënë më shumë detaje mbi pronësinë e materialeve të sekuestruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë