Nga Gazeta ‘Si’– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ të nxisin numëruesit që procesi i numërimit të përfundojë deri në orën 24:00 të ditës së sotme.
Celibashi thekson se përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike.
Në fund të deklaratës Celibashi paralajmëron partitë politike, se nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.
“Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati. Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve”, thuhet në deklaratën e Celibashit drejtuar partive politike në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.