Lajme

Celibashi: Si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI, pjesëmarrja në votime 45.72%

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi tha përmes një konference për shtyp se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit për 4942 Qendra Votimi të numëruara deri tani nga 5199 që janë gjithsej, është 45.72%, nga 1 milionë e 551 mijë e 921 zgjedhës.

Për vijueshmërinë e procesit të numërimit, Celibashi tha se “ata pak numërues që janë duke numëruar kanë mirëkuptimin për lodhjen por s’do lejojmë asnjë vonesë gjeneruar për arsye subjektive”.

Lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputet, kryekomisioneri nënvizoi se numëruesit, “rast pas rasti janë të autorizuar të bëjnë një ndërprerje të numërimit jo më shumë se 8 orë për të nisur me numërimin e fletës së votimit për kandidatët”.

“Për kandidatët fitues KQZ ka marrë masat që ky proces mos shndërrohet në pazar elektoral. Kushdo numërues që do bëjë vlerësim të fletës së votimit të ndryshëm nga sa është përmbajtja e saj do ketë përgjegjësi të rëndë penale”, tha ai.

Celibashi bëri dhe një renditje të mandateve të shpërndara sipas qarqeve:

BERAT

PD-AN 2 mandate

PS 5 mandate

DIBER

PD-AN 3

PS 2

DURRES

PD-AN 6

PS 8

ELBASAN

PD-AN 6

PS 8

FIER

LSI 1

PD-AN 6

PS 9

GJIROKASTER

PD-AN 1

PS 3

KUKES

PD-AN 2

PS 1

LEZHE

PD-AN 4

PS 3

SHKODER

PSD 2

LSI 1

PD-AN 5

PS 3

TIRANE

PSD 1

LSI 2

PD-AN 15

PS 18

VLORE

PD-AN 4

PS 8

Korçë

PS  6

PD-AN 5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë