Politike

Celibashi: Kemi pamje filmike! Nuk do lejohet ‘trafikimi’ i votave për kandidatët e listës së hapur

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, nga disa kandidatë për deputetë që janë në listën e hapur.

Celibashi shkruan se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar ‘trafikimin’ e votave për kandidatët e ‘listës së hapur’ të çdo subjekti.

Gjithashtu thotë se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

“Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, thekson ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë