Në Shëngjin të Lezhës ka nisur sezoni turistik, pas hapjes së tij zyrtarisht me 25 prill, kur erdhën turistët e parë nga vendet rusishtfolëse.
Shëngjini ka qenë ndër vite një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Për vetë qytetin e Lezhës turizmi detar është një shtyllë kryesore për stabilitetin ekonomik, sidomos pas luhatjeve nga pandemia ku bizneset ishin pothuajse në falimentim.
Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se, “këtë vit presim të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit na ndihmon që të kemi një sezon të plotë duke arritur shifrat e vitit 2019”.
Si çdo vit tjetër, edhe sivjet pritet që numri më i madh i vizitorëve të jenë nga Kosova. Vetëm gjatë fundjavës së parë të prillit në Shqipëri erdhën mbi 30 mijë kosovarë dhe shpenzuan mbi 10 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.