Anët e errëta të famës bëjnë debutimin e tyre në Netflix në një serial të ri thriller. Bëhet fjalë për “Celebrity”, seriali i ri koreano-jugor në Netflix trajton çështje shumë aktuale, duke e mbajtur audiencën në suspancë.
Është një thriller i drejtuar nga Kim Chul Gyu dhe i prodhuar nga Studio Dragon, e njëjta shtëpi e prodhimit të disa dramave koreane për Netflix si “Love Alarm”, “Sweet Home”, “The King: Eternal Monarch”, “Crash Landing on You” dhe i përbërë nga 12 episode me kohëzgjatje rreth 60 minuta secili.
Historia e “Celebrity” do të fokusohet në jetën e një personazhi të ri që po shkon drejt famës, rrethuar nga njerëz që e kanë zili. Por le të shkojmë në më shumë detaje për të kuptuar se çfarë duhet të presim nga kjo dramë e re e Netflix dhe kur do të publikohet në katalogun e platformës së transmetimit.
Cili është komploti i “Celebrity”?
Komploti i “Celebrity” sillet rreth një personazhi që po shkon drejt famës, që i jep emrin edhe serialit.
Ky serial do të prezantojë frikërat e ashpra dhe të turbullta, por edhe dëshirat e trishta dhe të dhimbshme që rrethojnë botën dhe do t’ju bëjë të mendoni shumë për konceptin e famës dhe popullaritetit në shoqërinë bashkëkohore.
Cilët janë anëtarët e kastit të “Celebrity”?
Rikthehet pasi luajti në seriale të shumta të Netflix si “Romance Is a Bonus Book”, “It's Okay to Not Be Okay” dhe “Sweet Home”, Park Gyu Young. Gjithashtu debuton në kastin e serialit edhe bateristi dhe vokalisti i grupit rok koreano-jugor CN Blue, Kang Min Hyuk në rolin kryesor, Han Joon Kyung.
Aktorja e “Awaken e V.I.P.”, Lee Chung Ah, do të bëjë debutimin e saj në Netflix në rolin kryesor të Yoon Shi Hyun. Një tjetër aktor që debuton për herë të parë në Netflix është Lee Dong Gun. Më pas kalojmë te Jeon Hyo Sung, e cila do të luajë rolin e Oh Min Hye dhe Lee Jun Ho, një anëtar i grupit korean 2PM, do të bëjë një paraqitje të shkurtër në serial.
Kur del “Celebrity” në Netflix?
“Celebrity” do të debutojë në Netflix më 30 qershor 2023, megjithëse dita zyrtare e publikimit ende nuk është shpallur. /Today.it/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.