Media Galeri

‘Ç’dreqin është kjo?’ Një fytyrë shfaqet në një dallgë

Një fotograf mbeti i mahnitur kur kapi formën e një fytyre në një dallgë që po përplasej në një far.

Ian Sproat shkrepi rreth 4000 fotografi gjatë një xhirimi 12 orësh në Roker Pier në Sunderland të shtunën.

41-vjeçari nga North Tyneside tha për BBC se ishte i kënaqur që gjeti fytyrën, duke shtuar: “Unë thjesht mendova se çfarë dreqin ishte?”

Ai filloi të fotografonte dy vite më parë për të ndihmuar veten në përballimin e problemeve të shëndetit mendor të shkaktuara nga bllokimi prej koronavirusit.

Z. Sproat tha se pasioni i tij ishte kapja e formave të dallueshme të bëra nga dallgët dhe peizazhi detar dhe ai nuk mund t’u besonte syve kur hasi në formën e një fytyre në profil, ndërsa rishikonte imazhet e tij.

Fotoja mori reagime të shumta kur zoti Sproat, e ndau atë në faqen e tij në Instagram me mbishkrimin: “A mund të jetë perëndesha e ujit Amfitrita, apo e dashura jonë e ndjerë mbretëresha Elizabeth?”

Elektricisti tha për BBC se nuk ishte fotografia më e mirë për sa i përket përbërjes, por ai ishte i kënaqur me të.

Ai tha se fotografinë e kishte filluar si një hobi: “Unë me të vërtetë u përballa me bllokimin, më goditi aq shumë dhe isha vërtet i stresuar me biznesin tim. Më duhej diçka ku të mund të gjeja qetësinë time dhe e kuptova këtë me fotografinë sepse ajo të largon mendjen nga gjithçka tjetër”.

“Çdo ditë është një sfidë dhe nëse nuk e shkrepni foton, ju e dini se ka gjithmonë një nesërme për ta provuar përsëri”.

“Kjo më ndryshoi jetën, tani jam një person tjetër”, përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë