Numri i fluturimeve që deportojnë emigrantët e paligjshëm në Shqipëri do të rritet çdo javë në vitin 2023 sipas planeve për të zgjidhur krizën e emigrantëve në Britani.
Numri i fluturimeve që deportojnë emigrantët e paligjshëm në Shqipëri do të rritet çdo javë në vitin 2023 sipas planeve për të zgjidhur krizën e emigrantëve në Britani.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak po planifikon të prezantojë legjislacionin deri në fund të shkurtit për ta bërë më të lehtë deportimin e emigrantëve që arritën në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, duke përfshirë edhe varkat e vogla që kalojnë Kanalin.
Sipas “The Telegraph”, çështja është prioriteti kryesor i Kryeministrit pas trajtimit të krizës së kostos së jetesës dhe se përshpejtimi i dëbimeve do të zvogëlonte numrin e prapambetur të kërkuesve të azilit që bllokonin sistemin e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare, Britania e Madhe mund t’i kthejë migrantët e paligjshëm me rrugë ajrore nëse ata kapen në përpjekje për të hyrë në Britani. Ministrat shpresojnë se fluturimet do t’i pengojnë emigrantët të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përmes Kanalit, vetëm për t’u kthyer në vendin e tyre.
Legjislacioni fillimisht ishte planifikuar për më vonë këtë muaj, por një afat i ri është caktuar mes shqetësimeve që çdo ligj i ri mbi dëbimet mund të kundërshtohet për arsye të të drejtave të njeriut. Emigrimi i paligjshëm është kthyer në një problem për ministrat britanik, pasi janë sfiduar në Gjykatën e Lartë mbi politikën e qeverisë për të dëbuar emigrantët e paligjshëm në Ruandë.
Sunak nën presion për të përshpejtuar ligjin
Deputetët konservatorë, përfshirë sekretaren Suella Braverman, i kanë kërkuar kryeministrit britanik që të udhëzojë gjyqtarët që të injorojnë precedentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kur shqyrtojnë dëbimet.
Qeveria po fillon gjithashtu një “Komandë Operacionale të Varkave të Vogla” që do të përpiqet të zvogëlojë numrin e varkave që kalojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyra e Brendshme po planifikon gjithashtu të punësojë 1200 punonjës të tjerë për të përpunuar kërkesat për azil në një përpjekje për të pastruar numrin e kërkesave të mbetura deri në fund të këtij viti që sapo nisëm, ndërsa emigrantët nuk do të strehohen më në hotele të shtrenjta që më parë i kushtonin taksapaguesve britanikë 5.6 milionë paund në një ditë.
Në vend të kësaj, parqet e pashfrytëzuara të pushimeve, ish-sallat e studentëve dhe toka ushtarake e tepërt do të përdoren për të strehuar deri në 10,000 njerëz që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.