Miratimi i një doze të tretë të vaksinës COVID-19 për fëmijët të moshës 12-15 vjeç mund të jetë shumë afër ka deklaruar kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Rochelle Walensky tha se FDA po e shikon këtë gjë si mundësi dhe shpreson se miratimi mund të vijë në ditët e ardhshme.
Megjithatë, ajo tha se nuk ishte e qartë nëse kompania Pfizer e kishte kërkuar miratimin për dozat e treta tek fëmijët e grup moshës 12-15 vjeç.
Dozat përforcuese janë miratuar për fëmijët e moshave 16 dhe 17 vjeç dhe të gjithë të rriturit.
Pyetjet mbi përforcuesit për disa fëmijë më të rritur vijnë pasi SHBA dhe Europa po përballet me një valë të re infeksionesh nga varianti Omicron, ndërsa rastet arrijnë një rekord të lartë.
Ndërsa ekspertët kanë thënë se vaksinat mbrojnë kundër infeksionit serioz dhe vdekjes me Omicron, disa fëmijë të moshës 12-15 vjeç i kanë kaluar tashmë gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e gjashtë.
Pfizer në fillim të këtij muaji tha se po shikonte vaksinim të plotë me tre doza të vaksinës së saj për fëmijët 12 deri në 16 vjeç, ndërsa rezultatet treguan se tre doza midis njerëzve +18 vjeç krijuan më shumë mbrojtje.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje