Shkencë

Cassiopeia A, supernova e gjendur nga sateliti i ri i NASA-s

Një re që shndrin përreth universit është pamja e re që na ofrojnë satelitët e NASA-s. Dy muaj pas nisjes në hapësirë, sateliti i ri nga nasa “Imaging X-Ray Polarimetry Explorer”, ose IXPE fotografoi imazhet e para nga hapësira.
Imazhet tregojnë “Cassiopeia A”, mbetjes së famshme të një ylli që ka shpërthyer në vitet më përpara. Këto mbetje duken si re të mbushura me gaz ngjyrë vjollcë.

Këto re u krijuan kur valët goditëse nga shpërthimi nxehën gazin përreth me temperatura tepër të larta.
“Imazhi IXPE i Cassiopeia A është shumë e bukur dhe ne mezi presim të analizojmë të dhënat e saj për të mësuar edhe më shumë rreth kësaj mbetjeje të supernovës,” tha Paolo Soffitta, hetuesi kryesor italian për IXPE në Institutin Kombëtar të Astrofizikës në Romë.
Mbetjet e Cassiopeia A ndodhen rreth 11,000 vite dritë larg nga Toka. Tani është një flluskë gjigante gazi të nxehtë dhe është mbetja më e re e njohur nga një shpërthim supernova, që daton 340 vjet më parë, në galaktikën e Rrugës së Qumështit.
Rrezet X janë valë drite shumë energjike që lindin nga shpërthime të tilla./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë