Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria pozicionohet si një nga vendet më përdorimin më të lartë të parasë cash në të gjithë botën.
Sipas indeksit Forex, që mat vlerën e parasë në të gjitha tregjet, Shqipëria mban vendin e katërt nga 100 shtete në renditje dhe llogaritet se ka një përdorim të parasë së thatë në nivelin 90%. Kjo shifër është rezultat i një vrojtimi nëpër bizneset tregtare, restorante, taksi, dyqane të vogla etj ku dominojnë pagesat në dorë.
Indeksi u vjen në ndihmë të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë, duke i paralajmëruar se mjetet financiare digjitale nuk janë fort të përhapura.
Shqipëria është në mesin e vendeve me të ardhurave të ulëta si Kamboxhia, Etiopia dhe Mianmari që mban vendin e parë me 98% përdorim të parave në dorë.

Në rajon, Serbia mban vendin e 37-të në renditjen botërore, me një përdorim të parasë cash në nivelin 65%, Kosova vendin e 47-të me 60%.
Indeksi rendit si vendin më të digjitalizuar nga ana financiare Korenë e Jugut me një përhapje të parasë cash vetëm në 10%.
Teoria mbështet dhe nga shifrat kombëtare ku Banka e Shqipërisë tregon se përdorimi i parasë cash në vend nuk ka qenë kurrë më i përhapur sa tani. Në shtator të këtij viti (matjet e fundit), në Shqipëri qarkullonin më shumë se 460 mld lekë jashtë sistemit bankar.
Këto shifra kanë shqetësuar vetë qeverinë e cila sapo ka miratuar për herë të parë një kufizim për blerje me para në dorë; asnjë qytetar nuk mund të paguajë me më shumë se 500 mijë lekë cash. Kufiri është më i ulët për bizneset, 150 mijë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



