Sport

Carapaz triumfoi në etapën e 11 në ‘Giro d’Italia 2025’

Çiklisti Richard Carapaz që pedalon për “EF Education – EasyPost” fitoi etapën e 11 në “Giro d’Italia 108” nga Viareggio në Castelnovo ne’ Monti, e gjatë 186 kilometra. Në vendet 2 dhe 3 u klasifikuan respektivisht Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) dhe Giulio Ciccone (Lidl-Trek). Edhe pas kësaj etape, Klasifikimi i përgjithshëm kryesohet nga Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) që ruan Bluzën Rozë. Per media Carapaz do të deklaronte se – “kjo fitore ishte speciale dhe emocionante të cilën ja dedikonte familjes dhe miqve të tij. Në planin sportiv një fitore e tillë konfirmoi kondicionin e duhur fizik për ta fituar këtë edicion të Giro d’Italia”.

Rradha e mbërritjes
1 – Richard Carapaz (EF Education – EasyPost) – 186km në 4h35’20” me shpejtësi mesatare 40.532 km/h
2 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 10″
3 – Giulio Ciccone (Lidl-Trek)

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
2 – Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG) + 31″
3 – Antonio Tiberi (Bahrain Victorious) + 1’07”

  • Bluza Rozë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
  • Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
  • Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
  • Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë