Në Japoni, traditat janë përçuar vazhdimisht tek fëmijët në shkollë dhe në shtëpi, me presionin e bashkëmoshatarëve që luan një rol po aq të fuqishëm sa çdo autoritet apo ligj i veçantë. Në sipërfaqe, të paktën, kjo e ka ndihmuar shoqërinë japoneze të funksionojë pa probleme.
Pothuajse çdo nxënës i shkollës fillore në Japoni mban një çantë librash të njohur si “randoseru”, një element kryesor i fëmijërisë japoneze për afro 150 vjet.
Askush nuk e detyron që studentët t'i përdorin këto çanta shpine, por normat e forta sociale i bëjnë shumicën e familjeve t'i blejnë ato për fëmijët e tyre.
Kur mbushet me libra shkollorë, fletë pune, kuti lapsash dhe, së fundmi, tableta digjitalë, randoseru mund të peshojë afërsisht nëntë kilogramë.
Në ditën e parë të shkollës këtë pranverë - viti shkollor japonez fillon në prill - tufa nxënësish të klasës së parë dhe prindërit e tyre kërkonin të shkrepnin momente për t’i pasqyruar në albumet fotografike, ku të gjitha brezat janë me çanta randoseru./NewYorkTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.