Media Galeri

Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për 63 mijë dollarë

Një çantë dore më e vogël se një kokërr kripe (ose më pak se 0.0762 cm e gjerë) u shit për 63.000 dollarë në një ankand online.

Çanta, e cila mezi duket me sy të lirë, ka ngjyrë të verdhë-të gjelbër fluoreshente dhe bazohet te një dizajn i njohur i Louis Vuitton – por nuk është prodhim i markës luksoze.

MSCHF, grupi që prodhoi çantën, pretendon se ajo është mjaft e ngushtë sa mund të kalojë në vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.

Çanta u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran digjital përmes të cilit mund të shihet.

Pra, të paktën blerësi mund ta shohë./ CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë