Pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme para Parlamentit, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta uniformat blu, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:
A. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
E. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. L., 44 vjeç, banues në Laç;
P. L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
A. P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
F. D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
B. B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
O. G., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Ndërkohë, janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




