Politike

Bylykbashi: Rama dhe Basha e kanë mbyllur marrëveshjen për zgjedhjet, jemi në kontakt me ndërkombëtarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Partia Socialiste e ka bërë marrëveshjen me Lulzim Bashën për reformën zgjedhore.

“Ne kërkojmë të marrim pjesë në Komision me të drejtën që i takon opozitës. Ky është një komision bipartizan, me bashkëdrejtim. Të mos merren vendime që njëra palë ia hedh tjetrës. Vetoja, që është elementi që ka në dorë bashkëkryetari, është garancia për konsensus.

Së pari, ne nuk kemi besim te Partia Socialiste. E dyta, PS e ka bërë këtë marrëveshje me Lulzim Bashën dhe Alibeaj vetëm i përgjigjet kësaj historie, me dashje apo pa dashje, nuk del dot nga korniza e Lulzim Bashës.

Rama e ka përcaktuar se kush është opozita për të. Të mos harrojmë që Alibeaj bashkë me Gjiknurin kanë dështuar të bëjnë gramin e punës për dy vjet. Minimumi për kaq mund të shkarkoheshin të dy dhe të zëvendësoheshin me të tjerë”, u shpreh Bylykbashi në “Debat” në A2CNN.

Po ashtu ai tha se janë në kontakte të vazhdueshme me ndërkombëtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë