Politike

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Ta shohim si do i ngrini kartonët

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se në rast se PS nuk do të votojë pro kërkesës së SPAK për t’i dhënë autorizim për arrestimin e Ballukut, Shqipëria do të bëjë hap pas në rrugën drejt BE.

Sipas Bylykbashit me këtë vendimmarrje të PS, Kuvendi po kthehet në strehë kriminelësh.

“Sot hapet rruga që ky kuvend të jetë përsëri strehë kriminelësh. Kjo është plagë e madhe, e freskët dhe aktuale e politikës shqiptare. Bën hap pas në rrugën drejt BE, kuvendi do të godasë përpjekjet e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Në shqyrtimin e kërkesës së SPAK duhet të mbështetemi në ruajtjen e interesit publik, në nxitjen luftës kundër korrupsionit, mbrojtjen e reputacionit të kuvendit, në mos ndërhyjnë e kompetencave të sistemit të drejtësisë dhe dhënien e mundësisë së deputetit, që të pastrojë figurën politike në mënyrë të padyshimtë nga një autoritet i paanshëm siç është drejtësia, duke respektuar parimin e barazisë para ligjit”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal, por ka për qëllim mbrojtjen e funksionimit të Parlamentit.

Ky është edhe opinioni i Komisioni i Venecias, sipas të cilit imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye dhe kur akuzat nuk kanë motiv politik.

“Imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor është mbrojtja e vetë Parlamentit dhe funksionimit të duhur të tij, ishte edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Sipas tyre imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye në raste kur akuzat nuk kanë motiv politik. Ushtrimi i përgjegjësisë kushtetuese nga ana e Kuvendit për të dhënë autorizimin që zyrtari të zhvishet nga paprekshmëria duhet të synojë vetëm funksionimin e Parlamentit dhe nëse akuza është e motivuar politikisht.

Kuvendi nuk duhet të kalojë kompetencat e tij dhe të uzurpojë kompetencat gjyqësore. Kuvendi ka vetë një detyrë, të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përndjekjeve apo abuzive politiko-partiake për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare”, tha ai.

Bylykbashi theksoi gjithashtu se Kuvendi nuk duhet të kalojë kompetencat e tij dhe të uzurpojë ato gjyqësore, por ka detyrë të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përndjekjeve apo abuzimeve politike.

“Nga deputetët e pakicës në Këshillin e Mandateve, mbahen në konsideratë standardet e Venecias, sipas të cilit organi që shqyrton imunitetin nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes; vendimi duhet të bazohet mbi faktet, siç parashikojnë autoritetet, dhe jo mbi konsiderata të tjera politike. Kuvendi nuk ka kompetencë për të caktuar llojin e masës së sigurisë.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit, qoftë ky dhe kryeministri. Të gjithë do iu shohin ju me radhë sesi do votoni, a do mbroni të drejtën apo korrupsionin”, tha Bylykbashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë