Të hënën në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore me 3 kandidatë për ambasadorë, në Danimarkë, Moldavi e Mal të Zi.
Përpara Komisionit të Politikës së Jashtme të drejtuar nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, këta tre kandidatë pritet të japin sqarime për karrierën e tyre.
Në rendin e ditës të këtij komisioni parashikohet:
1. Seancë dëgjimore me:
– Znj. Elida Petoshati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Mbretërinë e Danimarkës;
– Znj. Donika Hoxha kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Bullgarisë, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Moldavisë, jorezident;
– Z. Ridi Kurtezi kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Malit të Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.