Rend dhe Ligj

Burri godet gruan me thikë, gruaja rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Tiranë, ku burri ka qëlluar me thikë gruan e tij e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën ne spital.

Sipas policisë, 73-vjeçari Ndue Prenga, me precedent të mëparshëm penal në krimet kundër personit pas sherrit në familje, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, banuese në rrugën “Manhatan” në Kamëz, e cila ndodhet e shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

I moshuari sapo ka parë punonjësit e policisë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë