Lajme

Burrë e grua të prekur, bashkia Roskovec apel: Fshati Mbërs të vetizolohet

Dy të prekur nga kornavirusi janë në qarkun e Fierit. Burrë e grua janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë dhe kanë pasur një histori udhëtimi në Itali.
Dy të prekurit janë nga fshati Mbërs, njësia administrative e fshatin Kurjan. Bashkia Roskovec me anë një të njoftimi zyrtar ka kërkuar menjëherë që ky fshati të vetizolohet. "Ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan. Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv. Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali", thuhet në këtë njoftim të bashkisë.
Bashkia Roskovec i bën thirrje urgjente të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetizolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.

https://www.facebook.com/bashkiaroskovec/posts/2542242822761360


"Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët. Kjo është një "luftë" që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë. Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.Zoti qoftë me ne !", thuhet në njoftimin e kësaj bashkie.
Fillimisht është prekur gruaja e 62-vjeçares, ku vetë bashkëshorti ka dërguar në Spital në Tiranë për t'u kuruar. Pas konfirmimit të analizave se e shoqja ka dalë pozitiv është vendosur në mbikëqyrje dhe pas testimit ka dalë pozitiv. Ndërkohë që pritet të dalin rezultatet e stafit mjekësor të spitalit të Fierit, të cilët i kanë shërbyer 62-vjeçares. Kjo e fundit nuk u tregoi mjekëve që kishte ardhur nga Italia. Personeli mjekësor i është nënshtruar testimit të dytë, pasi pritet një përgjigje më korrekte për shkak edhe të fazës së inkubacionit që ka virusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë