Kuriozitete

Burrat me një rol neutral në punë më të pakënaqur se ata në pozicion më të lartë apo të ulët

Burrat që kanë një punë neutrale, pa ulje-ngritje në detyrë, janë shumë më pak të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që kanë një pozicion më të lartë apo më të ulët.

Studiuesit nga Shkolla e Menaxhimit Jain London i përshkruajnë këta burra si 'të mesmit e mjerë'.

Megjithatë, studimi i tyre nuk gjeti një lidhje midis pozicionit profesional dhe kënaqësisë nga jeta tek gratë.

“Ky problem shkaktohet vetëm nga burrat që nuk kanë kurrë një punë me status të lartë ose të ulët," shpjegoi profesori Yannis Georgellis, i cili drejtoi hulumtimin.

Në studimin e tyre, ekipi u përpoq të kuptonte nëse ka apo jo një lidhje midis statusit profesional dhe kënaqësisë nga jeta.

Ata regjistruan 13,500 njerëz nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, të cilët u anketuan gjatë 20 viteve.

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin kënaqësinë e tyre nga jeta në një shkallë nga një deri në shtatë, ndërsa statusi i tyre profesional u mat sipas një shkalle standarde.

Rezultatet zbuluan se meshkujt që nuk kishin një pozicion të laartë apo edhe të ulët ishin më të pakënaqur.

"Ne zbuluam se burrat e ngecur në punë me pozicion mediokër ishin më të mjerët dhe se ‘lëvizshmëria’ profesionale është çelësi për kënaqësinë e jetës për ata burra," tha profesori Georgellis.

Studiuesit e krahasojnë këtë model me efektin 'Medalisti i Argjendtë'.

Kjo përshkruan se si njerëzit që fitojnë medalje të argjendta në garat sportive janë më pak të lumtur, pasi e krahasojnë veten me fituesit e medaljeve të arta.

Në të kundërt, fituesit e medaljes së bronzit janë më të lumtur sepse marrin në konsideratë alternativën për të mos marrë fare një medalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë