“Kina do të limitojë numrin e aborteve të kryera për ‘qëllime jo-mjekësore”, njoftoi kabineti i qeverisë në udhëzimet e reja të publikuara të hënën sipas “The Guardian”.
Këshilli shtetëror tha se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren edhe për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara dhe për të inkurajuar burrat të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
Autoritetet synojnë të përmirësojnë edukimin seksual dhe të forcojnë shërbimet e planifikimit familjar pas abortit dhe pas lindjes, shtoi organi qeverisës.
“Politika themelore kombëtare e barazisë gjinore dhe parimi i dhënies së përparësisë fëmijëve duhet të zbatohet në thelb,” tha Huang Xiaoëei, zëvendës drejtor i Komitetit Kombëtar të Punës për Gratë dhe Fëmijët në Këshillin Shtetëror.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan në vitin 2018 se lejimi i abortit për t’i dhënë fund shtatzënive të padëshiruara ishte i dëmshëm për trupin e grave dhe rrezikonte të shkaktonte infertilitet.
Kina tashmë ka miratuar masa të rrepta që synojnë parandalimin e aborteve.
Pas përpjekjeve disa vjeçare të Pekinit për të kufizuar rritjen e popullsisë, ky vend tashmë po premton politika që synojnë inkurajimin e familjeve më të mëdha.
Në qershor qeveria vendosi që çiftet të kenë tre fëmijë në vend të numrit dy që ishte deri atëherë, si dhe krijimin e politikave të posaçme për të lehtësuar barrën financiare të rritjes së fëmijëve.
.
Megjithëse Kina mbetet kombi më i populluar në botë, të dhënat e fundit treguan se rritja e popullsisë nga 2011 në 2020 ishte më e ngadalta që nga vitet 1950. Popullsia pritet të fillojë të bjerë brenda pak vitesh.
Të dhënat e Komisionit Kombëtar të Shëndetit treguan se midis 2014 dhe 2018, kishte pasur një mesatare prej 9.7 milion të aborteve në vit, duke u rritur rreth 51% nga mesatarja e 2009-2013 pavarësisht një lehtësimi të politikave të planifikimit familjar në 2015 për t’i lejuar secilës familje të ketë dy fëmijë. Të dhënat nuk specifikuan sa aborte ishin për arsye mjekësore.
Zhvendosja drejt më shumë kufizimeve të abortit ka filluar prej disa vitesh. Provinca Jiangxi lëshoi udhëzime në 2018 duke përcaktuar që gratë shtatzëna mbi 14 javë duhet të kenë firmën e tre mjekëve profesionistë para se të vendosej për ndërprerjen e shtatzënisë
Përshtati në shqip; Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje