Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 5 nga 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
Pesë emrat e parë të publikuar sot nga Policia janë Dritan Syziu, Altin Arapi, Eduart Kurti, Gentian Tako dhe Gëzim Memeti, që të pestë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.





Policia thotë se për të kapur personat e shpallur në kërkim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.
“Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve europiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST”, thotë policia.
Policia ndër të tjera thotë se “është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




