Gazeta Si – Një gjykatë në Londër ka dënuar dy shtetas nga Britania e Madhe me burg përjetë për vrasjen e një 21-vjeçari shqiptar dhe plagosjen e vëllait të tij në mars 2021.
Renato Geci mbeti i vdekur, ndërsa vëllai i tij, Vilsoni u plagos, pasi dy hajdutë hynë në shtëpinë e barit që vëllezërit kishin ngritur për të vjedhur mallin me vlerë 95 mijë paund.
Mediat britanike, raportojnë se Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, hynë për të vjedhur kur u përballën fillimisht me Vilsonin, të cilit i hodhën spraj djegës.
Gjatë përleshjes dy autorët goditën me kaçavidë 19-vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi plagëve.
Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe nga një dritare e banjës hynë brendaj saj, teksa gjetën shtëpinë e zënë nga vëllezërit shqiptarë.
Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte dhe u spërkat në fytyrë me atë që ai besonte se ishte acid.
Prokurori Crispin Aylett KC, u tha juristëve se më pas pati një konflikt të dhunshëm mes tyre, duke rrëmbyer thika nga kuzhina dhe Sebran u armatos me një kaçavidë”, raportojnë mediat britanike.
Sa i përket Vilsonit, 29 vjeç, ai u godit me kaçavidë në kofshë dhe gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm plagësh të tjera, megjithëse shumica prej tyre ishin mjaft sipërfaqësore.
Pas sulmit ndaj Gecit, të pandehurit kanë ikur nga dritarja dhe kanë dalë në tokë.
Sebran, nga Stanford-le-Hope, Essex, i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij.
Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit që tregonin emrat dhe ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.