Drejtësia

Burg për vrasësit e të riut në Maliq, kunati i njërit prej autorëve mohon akuzat

Gazeta Si – Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 3 të akuzuarit e vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e zbuluar 3 ditë më parë.

Bleti Angjo 38 vjeç, Valter Mollaj 43 vjeç dhe Edlir Mollaj 35 vjeç, akuzohen nga Gjykata e Korçës për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Të pandehurit knë dalë kokëulur në gjykatë dhe njëri prej tyre i ka rnë murit me kokë për shkak të situatës ku ndodhet.

Por kunati i Bleti Angjos, njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 26 vjeçarit Martin Çeço në Maliq, ka mohuar që familjari i tij të ketë marrë pjesë në krim.

Nikolla Tollkuçi, u shpreh se vendonddhja e tij me vendin e krimit ishte goxha e largët dhe nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar deri atje.

Tollkuçi tha se kunati i tij nuk kishte lidhje me vajzën në fjalë, që pretendohet të jetë shkak i ngjarjes.

“E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollajn, autori tjetër i dyshuar i vrasjes. Nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me vajzë, për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celular që ia kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim”, – tha ai para mediave.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lidhjes së 26-vjeçarit Martin Çeço me një vajzë të fshatit, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.

Hetimet zbuluan se pak kohë më parë 18-vjeçarja, e cila banon në një fshat të Voskopojës, kishte nisur një marrëdhënie intime me 38-vjeçarin Bleti Angjo nga një fshat i Pogradecit.

Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, kjo ngjalli xhelozi që më pas prodhoi vrasjen.

Pasi e vranë të riun, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit të Kolanecit ku hodhën trupin.

38-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy miqtë e tij Valter dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26 vjeçarin, më pas me një litar e kanë mbytur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë