Katar 2022

Budweiser “i gjen vendin” birrës që nuk do të konsumohet në Katar

Futbolli dhe birra shkojnë dorë për dore, por jo në rastin e Botërorit në Katar. Pasi kompania amerikane Budweiser kishte dërguar mijëra kanoçe birre në Katar, doli rregulli se nuk do të lejohej pirja e birrës në stadium. Kështu, kanoçet me birra kanë mbetur të bllokuara nëpër magazina. Edhe pse vendimi i ndalimit të birrës nuk prek zonat e caktuara për tifozët në pjesë të ndryshme të qytetit, sasia e birrës që do të konsumohet në total gjatë turneut parashikohet të pësojë ulje të ndjeshme.

Për të shmangur kostot e rikthimit të birrës, që ka bërë një udhëtim prej 13 mijë kilometrash, kompania ka vendosur që arkat e pakonsumuara t’ia ofrojë shtetit që do të fitojë turneun.

Me një postim në Twitter, faqja zyrtare e kompanisë ka shkruar “Ditë e re, Tweet i ri. Shteti fitues merr birrat. Kush do t’i marrë ato?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë