Futboll

Buchanan është lojtari më i ri i Interit, 8 milionë euro dhe bonuse për Bryzhin

Gazeta Si – Mund të quhet e mbyllur marrëveshja tashmë. Tajon Buchanan mund të konsiderohet një futbollist i Interit. Klubi zikaltër ka bërë goditjen, duke marrë lojtarin anësor të Bryshit. Po diskutohen vetëm detajet e fundit para se të zyrtarizohet firma, më pas trajneri Inzagi do ta ketë në dispozicion anësorin që priste.

Buchanan do të mbushë boshllëkun që ka lënë Kuadrado, që duhet të operohet dhe do të qëndrojë jashtë të paktën deri në prill. Për kanadezin e vitlindjes 1999, Marota duhet të derdhë 8 milionë euro në arkat e Bryzhit, plus bonuset.

Belgët fillimisht kërkonin rreth 12 milionë euro, më pas shifrat u zbutën dhe blerja do të jetë përfundimtare nga Interi. Nuk do të ketë huazim me të drejtë blerjeje, apo formula të ngjashme. Steven Zhang ka dhënë miratimin për mbylljen e kësaj blerjeje.

Për t’u saktësuar ka mbetur vetëm formula e pagesës, ku Interi kërkon që ta shlyejë shifrën e rënë dakord me këste. Me Buchanan si zëvendësues të Dumfris, do të jetë Darmian që do të shërbejë për rotacionin e treshes së mbrojtjes. Blerja e re e zikaltërve do të jetë në Milano ditët e para të 2024-ës për vizitat mjekësore dhe më pas për të nisur stërvitjen në Pinetina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë