Menaxhim

BSH shfuqizon vendimin e ndalimit të shërbimit për investimin në bono

Nga Gazeta ‘SI’- Banka e Shqipërisë ka shfuqizuar vendimin për ndërprerjen e ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bono thesari, të vendosur dy vite më parë.

BSH shërbente si ndërmjetës financiar midis individëve që investonin në bonot e thesarit, njësoj si bankat e tjera tregtare. Por në gusht të 2020 u propozua ndalimi i kësaj procedure në fillim të vitit 2021, ku individët mund ta merrnin këtë shërbim vetëm nga bankat e nivelit të dytë ose nga AMF.

Vitin e kaluar, blerjet e bonove nga individët në tregun primar arritën vlerën e 9.2 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.3% krahasuar me një vit më parë. Instrumentet afatshkurtra përbënin rreth 58.5% të investimeve të individëve në titujt e borxhit qeveritar për vitin 2021.

Momentalisht, tregu i bonove vazhdon të ketë interes për investitorët, lidhur kjo dhe me rritjen e vazhdueshme të yield-eve, që u ofron atyre një kthim të lartë, në një kohë relativisht të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë