Menaxhim

BSH pezullon licencën e një subjekti kreditues jobankë

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë ka pezulluar licencën e një ndër subjektve financier jobankë në vend, për shkak të shkeljeve serioze që ka bërë subjekti kreditues.

BSH në vendimin e saj argumenton se subjekti nuk ka klasifikuar kreditë sipas rregullores dhe rrezikut të tyre. Nuk ka bërë analiza financiare për aftësinë paguese të kredimarrësve, nuk ka respektuar masën e penalitetit me 30% për vonesa dhe nuk ka një databazë të përditësuar me të dhënat e klienëve.

Heqja e licencës ndodh 2 vite pasi BSH ia kishte rivendosur subjektit, që i ishte hequr për të njëjta arsye.

Pezullimi do të vijojë për 12 muaj, por subjekti mund të vazhdojë të trajtojë kreditë e shkuara ose të shesë portofolin e saj.

Në një tjetër vendim, Banka ka lënë me 0% shtesën kundërciklike për bankat tregtare, me rënien e kredimit në fund të 2022-shit.

Shtesa kundërciklike është një shtesë në kapitalin e bankave sipas gjykimit të bankës qendrore për të frenuar rrezikun ndaj rritjes së kreditimit ose dhe vetë kreditimin. Gjatë 2022-shit, kreditimi pati rritje të fortë dhe të shpejtë, por bankat nuk patën nevojë për kapital shtesë dhe u shfaqën shumë likuide.  Sipas Bankës së Shqipërisë, kapitali i bankave tregtare në Shqipëri u rrit në nivelin 19%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë