Muzike

Bryan Adams vjen në Tiranë/ Artisti me famë ndërkombëtare do të performojë live në Pallatin e Kongreseve

Nga Gazeta ‘Si’ – Bryan Adams, një nga artistët më të dashur dhe me ndikim të madh në historinë e muzikës rock, vjen për herë të parë në Shqipëri me koncertin e tij të veçantë “Bare Bones”. Artisti 66 vjeçar do të performojë për publikun shqiptar në një koncert i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datën 2 Maj.

Klodian Makashi, menaxheri i cili është kujdesur për  të sjellë në Tiranë, Adams, shprehet se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për industrinë e argëtimit dhe muzikës në vendin tonë.

“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar që sjellim Bryan Adams për herë të parë në Shqipëri. Ky koncert nuk është vetëm një event muzikor, por një moment historik për industrinë e argëtimit në vend. Presim që publiku shqiptar të përjetojë një natë të paharrueshme me një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” u shpreh Makashi.

Me një karrierë mbi katër dekada, Bryan Adams ka arritur famën globale, duke kryesuar klasifikimet muzikore në mbi 40 vende dhe duke fituar çmime prestigjioze, përfshirë një Grammy, American Music Aëards dhe nominime të shumta për Academy Award dhe Golden Globe. Nga klasiket si Summer of ’69, Heaven, (Everything I Do) I Do It for You dhe Run to You, fansat do të shijojnë një mbrëmje të mbushur me nostalgji muzikore.

Një Format Special i Koncertit/ Eksperienca “Bare Bones

“Bare Bones Concert” është një mundësi e rrallë për të përjetuar Bryan Adams në një performancë intime, duke e shfaqur zërin dhe rrëfimin e tij përmes një interpretimi akustik. Ky format ka magjepsur audiencat në mbarë botën dhe tani vjen në Tiranë për një natë të vetme. Bryan Adams u bë i njohur për publikun shqiptar me hitin “Everything i do” e cila ishte dhe kolona zanore e filmit “Robin Hood” me protagonist aktorin Kevin Kostner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë