Sport

Britania nënvlerëson Covid-19, mijëra njerëz në maratonën e Bristol dhe Liverpool

Të vraposh apo të mos vraposh? Në të gjithë Europën të gjitha aktivitet janë pezulluar, kurse në Angli vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kështu, London Marathon është shtyrë prillin e ardhshëm (një nga gjashtë maratonat më të rëndësishme në botë), ndërsa gjysmë-maratona e Bristol e ajo e Liverpool zhvillohen normalisht.

Mëngjesin e sotëm, përkundër kundërshtimit nga shumë mjekë, politikanë e të apasionuar, janë mbajtur rregullisht gjysmë-maratona e Bristol e ajo e Liverpoool, ku morën pjesë gati 10 mijë vrapues e akoma më shumë spektatorë në rrugët e dy qyteteve angleze. Më pak nga parashikimi, sepse shumë kanë vrapuar mbi ‘një garë virtuale (organizatorët e të dy manifestimeve kishin vënë në dispozicion një aplikacion përkatës) por sidoqoftë shumë njerëz. Shumë e të papërgjegjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë