Britania e Madhe ka ndaluar aktivitetin e platformës më të madhe të këmbimit të kriptove në territorin e saj.
Në një monitorim nga Autoriteti Financiar dhe Watchdog të tij, Binance nuk mund të operojë më në Britaninë e Madhe, vendim që tronditi botën e kriptomonedhave.
Nga kjo lëvizje Bitcoin u rrit me 6.9% duke arritur në pothuajse 35 mijë dollarë. Lëvizjet e tilla shpeshherë e forcojnë kriptomonedhën me idenë që tregu i saj po maturohet.
Ky vendim erdhi pas rrezikut që u konstatua në këtë platformë për pastrimin e parave, mashtrimeve dhe mbrojtjen e paktë për klientët.
Autoriteti i Financave në Angli njoftoi se çdo aksioner vendas ka hequr dorë nga këto kompani.
Gjatë muajit prill, autoritetet në Gjermani bënë gjithashtu thirrje për shkelje të rregullatorëve financiare nga Binance, që edhe vetë kompania nuk mundi ta hidhte poshtë.
Burimi:Financial Times/Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje