Gjoba e parë për Facebook. Një sanksion të majm prej gjysmë milion stërlinash do të paguajë rrjeti social për skandalin e dhunimit të privatësisë të 87 milion përdoruesëve të tij në botë. Bëhet fjalë për shifrën maksimale të parashikuar nga legjislacioni i Mbretërisë së Bashkuar për këtë lloj thyerjeje ligjore.
Sipas Information Commissioner’s Office (Ico), autoriteti britanik mbi privatësinë e të dhënave, platforma sociale e Mark Zuckerberg ka thyer ligjin duke mos mbrojtur përdoruesit. Sanksioni është i rëndë: gjysmë milioni stërlinash, e barabartë me 663 mijë dollarë.
Autoriteti përkatës britanik, që tradicionalisht nuk i zbardh konkluzionet e tij, është shprehur se këtë herë e ka bërë për të mos mbajtur pezull kërkesën e interesit publik për të ditur rreth çështjes në fjalë duke bërë publik vendimin pas mesnate në Londër. E tanimë rezultatet e vlerësimit juridik të Ico hapin një shteg në të cilin mund të kalojnë edhe autoritetet e SHBA-ve që po hetojnë për të njëjtin skandal: Fbi, Komisioni Federal i Tregtisë dhe Komisioni i Sigurisë së Këmbimit Valutor.
Në një deklaratë, Facebook ka pranuar që duhej të “bënte më shumë për të hetuar rreth kërkesave të Cambridge Analytica dhe të vepronte në 2015-ën”, sipas asaj që është shprehur përgjegjësi për privatësinë Erin Egan. “Kemi punuar ngushtësit me Ico në lidhje me hetimin për Cambridge Analytica –ka theksuar Egan –ashtu si me autoritetet e tjera të SHBA-ve dhe të vendeve të tjera”. Egan e ka marrë këtë detyrë vetëm një muaj më parë pasi Elliot Schrage, u shkarkua pas skandalit. Edhe Cambridge Analytica, që ka përdorur të dhënat për të influencuar zgjedhjet në disa vende duke filluar nga presidencialet amerikane të 2016-ës, e ka paguar shtrenjtë veprimin, duke falimentuar në Amerikë.
Sipas Elizabeth Denham, komisari i Ico, Facebook duhet tu kishte shpjeguar përdoruesëve çafrë ishte e nevojshme. “Nga ana e Facebook ka munguar transparenca e nevojshme që do ti linte përdoruesëve të kuptonin pse ishin në shënjestër nga një parti politike ose nga një fushatë elektorale a publicitare”,ka shkruar Denham.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.