Komunitet

Britani, Mbretëresha propozon të birin si drejtues të Commonwealth-it

Mbretëresha e Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje udhëheqësve të Commonwealth-it, që të emërojnë djalin e saj, Princi Çarls, si pasues të saj në krye të tyre.

Ajo tha se ishte “dëshira e saj e sinqertë”, që Princi Çarls të marrë përsipër këtë post “një ditë”, ndërsa hapi takimin me krerët e qeverisë (CHOGM) në Londër.

Duke iu drejtuar të ftuarve, Mbretëresha tha se kishte kënaqësi dhe nder të madh për t’ju shërbyer dhe për të vëzhguar me krenari se ky është një rrjet i begatë.

“Është një kënaqësi që ju pres në shtëpinë time, në këtë takim bienal. Është gjithashtu dëshira ime e sinqertë, që Commonwealth-it të vazhdojë të ofrojë stabilitet edhe në gjeneratat e ardhshme dhe të vendosë që një ditë Princi i Uellsit të vazhdojë punën e rëndësishme, të filluar nga babai im në vitin 1949”, tha Mbretëresha Elisabeta.

Roli drejtues në Commonwealth nuk është i trashëgueshëm dhe nuk do të kalojë automatikisht te Princi i Uellsit, pas vdekjes së Mbretëreshës.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë