Sport

Briken Calja dhe Erkand Qerimaj e mbyllin Botërorin e shtangës pa medalje

Gazeta Si – Dy peshëngritësit tanë, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, konkurruan sot në Botërorin e Peshëngritjes, që po mbahet në Arabinë Saudite prej datës 4 shtator. Ata garuan në peshën deri 81 kilogramë, një peshë joolimpike, ndërkohë që asnjëri nuk mundi të fitojë medalje.

Erkand Qerimaj u paraqit më mirë. Ai garoi në Baterinë A dhe ngriti 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, ku zuri vendin e 5-të. Në shtytje Qerimaj zuri vendin e 8-të me 182 kilogramë dhe në dygarësh 338 kilogramë, që do të thotë vend i 7-të.

Briken Calja garoi nga Baterinë B. Në shkëputje ai ngriti 150 kilogramë dhe u rendit i 10-i, kurse në shtytje ngriti 187 kilogramë dhe u rendit i 7-i. Në dygarësh, me 337 kilogramë, Calja zuri vendin e 8-të në botë.

Botërori ishte një mundësi edhe për kualifikimin në Olimpiadën e Paris 2024, por dy peshëngritësit shqiptarë nuk garuan në pesha olimpike. Peshëngritja shqiptare nuk ka kështu asnjë sportist brenda normës olimpike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë