Lajme

Brezovicë, humb jetën nga orteku zv.ministri kosovar i Diasporës

Një ortek dëbore në pikën turistike të Brezovicës i ka marrë jetën ditën e sotme zv.ministrit të Diasporës për Kosovën, Arian Daci. Ky i fundit është edhe djali i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Lajmi për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin. Ndërkohë burime nga policia në rajonin e Ferizajt, shprehen se orteku ka zënë dy persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i Diasporës.

“Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit, si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë