Gazeta Si – Banesa e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit, është qëlluar me breshëri armësh zjarri mesditën e kësaj të premteje.
Nga të shtënat nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat policore.
Në mars të këtij viti, të njëjtës banesë iu vendos një sasi lënde eksplozive, ku nga ngjarja pati dëme të shumta materiale nga shpërthimi i fuqishëm.
Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muajsh vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli në dhjetor të vitit 2021.
Skënder Lika u lirua disa muaj më vonë, pasi i biri pranoi fajin dhe nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë ngjarje.
Sipas dosjes hetimore, sherri për një vajzë me njërin prej djemve të Rakip Rrolit ka qenë shkaku i vrasjes së biznesmenit nga Laçi.
Autori i dyshuar i krimit, Llej Lika, ka treguar se konfliktin prej muajit korrik 2021, e ka pasur me njërin nga djemtë e Rakipit, ku shkak është bërë ngacmimi i një vajze.
Kjo gjë ka sjellë edhe vrasjen për hakmarrje të babait të tyre, Rakip Rroli në 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Ndërkohë, rreth 3 vite më parë, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.
Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes
Ndërkohë që Skënder Lika, është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.