Në një vend të fshehtë, pranë zonave të luftimeve në Ukrainë, snajperë të kamufluar i nënshtrohen trajnimit të specializuar, të cilin e përfundojnë shumë më shpejt sesa ushtarët që do ta kishin kryer në kohë paqeje./REL/


Viktor Elanskiy, instruktor në kursin Alpha Bravo dhe specalist në qitje me precizitet, pohon se rëndësia e snajperëve harrohet nga ushtritë pas konflikteve të mëdha.
“Pastaj, kur lufta shpërthen sërish, të gjithë nisin të bërtasin: ‘Ku janë snajperët tanë? Nuk mund të funksionojmë pa ta”, thotë ai.

Trajnimi, i cili do të zgjaste më shumë se një vit në kohë paqeje, përshpejtohet dhe kryhet për vetëm 21 ditë, për shkak të nevojës urgjente për snajperë në vijat e frontit, në Ukrainë.

Elanskiy thotë se shumë ish-snajperë në Ukrainë janë ritrajnuar për të pilotuar dronë, por ai ngulmon se qitësit e fshehtë janë ende të pazëvendësueshëm në fushëbetejë.
“Dronët nuk mund të fluturojnë gjatë shiut të madh”, thotë trajneri, ndërkohë “snajperët mund të qëllojnë në çfarëdo moti”.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




