Media Galeri

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të ndërtohet së shpejti

Shumë ekipe shkencëtarësh po përpiqen të sjellin turizmin hapësinor në Tokë dhe lëvizja më e fundit është ndërtimi i hoteleve në formë Hëne.

Moon World Resorts do të ndërtojë një seri hotelesh gjigante të ngjashme me Hënën.

Hoteli i parë do të ndërtohet në Dubai. Çdo sferë do të jetë një rikrijim 360 gradë i Hënës.

Çdo hënë e rikrijuar mund të jetë 224 metra, në varësi të vendndodhjes.

Sipërmarrësi Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts, i tha CNN se thelbi i projektit është se hëna është një “markë e njohur”.

“Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e dinë çfarë është dhe të gjithë e duan atë”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë